Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicë, ku një këmbësore është goditur nga një automjet në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30 në rrugën “Agim Ramadani” – Katana, ku sipas Policisë së Kosovës janë përfshirë një automjet transportues dhe një këmbësore.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, për Sinjalin ka bërë të ditur se pas aksidentit, viktima është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut, dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
“Sot rreth orës 17:30 në rrugën “Agim Ramadani”- Katana në Mitrovicë është raportuar një aksident trafiku me lëndime të rënda, ku të përfshire në aksident është një automjet transportues dhe një këmbësorë, viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal Mitrovicë Jugu ku pas marrjes se trajtimit, është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Pllana.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


