Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë në rrugën “Agim Ramadani – Katana”, ku një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një automjet i tipit kombi.
Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv, e lënduar në këtë rast është një grua rreth 73-vjeçare, e cila aktualisht është duke u trajtuar në QKUK.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje zyrtare lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.


