Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident fatal në Muhovc të Ferizajt, një person humb jetën

Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Policia ka bërë të ditur se për detaje të tjera do të njoftojë përmes raportit vijues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT