Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, rreth 700 banorë largohen nga...

Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, rreth 700 banorë largohen nga shtëpitë

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me pisha në fshatin Breznicë të Bujanocit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe po i afrohen zonave të banuara.

Sipas raportimeve, situata paraqitet e rënduar, pasi zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe po vazhdon të zgjerohet.

Për shkak të rrezikut, rreth 700 banorë raportohet se kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa situata po vazhdon të monitorohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT