Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmeRënia në bunar: 72 vjeçi shpëtohet mrekullisht nga policia (VIDEO)

Rënia në bunar: 72 vjeçi shpëtohet mrekullisht nga policia (VIDEO)

Freskinë e pasdites deshi ta shfrytëzojë për ta flladitur edhe barin në oborr.

Kur këtë e përfundoi, pajisjes me të cilën e nxori ujin nga bunari, L.B. nga Muzeqina e Shtimes ia pa sherrin.

Teksa po e hiqte atë nga pusi, akshamin e së hënës, 72-vjeçari ra brenda tij.

Për të nxjerrë të moshuarin, fillimisht u mobilizuan të afërmit e më pas u thirrën organet e rendit.

Veç tre zyrtarëve policorë, me ta në rrugën “Veteranët e Lirisë” shkoi edhe shefi i ndërrimit, që ishte jashtë detyrës.

Njëri polic, me ndihmën e shkallëve, hyri brenda në bunar për ta shpëtuar të moshuarin.

Kur jeta iu shpëtua, ky pati nevojë për ndihmë mjekësore.

Trajtim fillestar mori në Shtime e më pas u dërgua në Spitalin e Ferizajt.

Familjarët e tij nuk pranuan të flasin para kamerës, por pohuan se kjo ka ardhur nga marramendja që ka pasur babai i tyre.

Me veprimet e policëve, që sipas komandantit Haxhi Behluli rrezikuan edhe jetën e tyre, ndihen krenarë krejt stacioni ku ata shërbejnë.

Behluli pohoi se me raste të kësaj natyre nuk janë përballur më parë.

Ndiqni kronikën e plotë:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT