Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeSportAguero bën atë që di të bëjë më së miri, shënon gol...

Aguero bën atë që di të bëjë më së miri, shënon gol për ish-skuadrën e tij – Indeksonline.net

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka luajtur ndeshjen e tij të parë në futboll pas katër vjetësh.

Në ndeshjen e legjendave të Independientes, 36-vjeçari arriti të bënte atë që di të bëjë më së miri duke shënuar gol ndaj legjendave të Racing.

“Është gjithmonë mirë të takohem me ish-shokët e skuadrës. Nëse jam në Buenos Aires, u thashë të më njoftojnë. Ne luajmë të hënën, apo jo? Mendoj se jam atje. Ideja është ta shijoj atë,” komentoi argjentinasi pas ndeshjes.

Ndeshja e derbit të Avellandës midis Independientes dhe Racing, u mbyll me rezultat 3-3.

Aguero, ishte detyruar të pensionohet nga futbolli në tetor të vitit 2021 pas “El Clasicos”, të cilin shënoi gol në humbjen 1-2./IndeksOnline/

//platform.twitter.com/widgets.js
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,’script’,’https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘1418914601497903’); // Insert your pixel ID here.
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT