Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmet e vazhdueshme të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj mediave.
Në një deklaratë të tij, kryeministri Kurti ka akuzuar Prokurorinë për përpjekje për të mbushur ballinat e portaleve siç i cilësoi ”të oligarkëve”, në vend që të sjellë drejtësi, transmeton klankosova.tv.
Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në Gjilan, kur u pyet nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, për të cilin ishte caktuar një intervistë për orën 10:00.
”Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave.
“Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi”, ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00.
AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë”.
The post AGK dënon ashpër gjuhën e Kurtit ku mediat i quajti ”portale të oligarkëve” appeared first on Klan Kosova.


