Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeAgjenda e presidentes, te Costa e Metsola për veriun e BE-në

Agjenda e presidentes, te Costa e Metsola për veriun e BE-në

Presidentja,Vjosa Osmani, këtë të mërkurë u prit në takim në Bruksel, nga presidenti I ri i Këshillit Evropian,Antonio Costa.

Me të Osmani ka diskutuar zhvillimet në fushën e sigurisë,përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës. Rasti në Varagë të Zubin Potokut, ku u shpërthye një pjesë e kanalit të ujit Ibër-Lepenc.

Siç njoftoi presidenca e para e shtetit, I prezantoi Presidentit Costa siç thuhet dëshmitë për lidhjet e Serbisë me këtë sulm, si dhe me sulmin e shtatorit të vitit të kaluar, i cili ishte akt agresioni ndaj Kosovës.

E para e Kosovës tha se kryeterroristi që kishte zbatuar urdhërat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës, pra Millan Radojqiç, akoma është i lirë dhe kjo dëshmon sipas komunikatës ,mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës.Presidentja shprehi gatishmëri të plotë të Kosovës për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar për  hetimin e aktit terrorist kundër infrastrukturës vitale në Kosovë.

Ajo ka falënderuar BE-në, SHBA-të si dhe shtetet e tjera të NATO-s, dhe përtej për solidaritetin e treguar dhe ndihmën e ofruar. Ka potencuar se është shumë me rëndësi, që përveç hetimit, puna e përbashkët të fokusohet edhe në parandalimin e sulmeve të reja.

Perspektiva e anëtarësimit të republikës kosovare në bllokun 27 anëtarësh, ishte me patjetër top temë takimi Osmani-Kosta.

“Avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe heqja e masave kufizuese do të ishte një mesazh i fuqishëm për të gjithë rajonin se bashkërendimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së si dhe reformat në sundim të ligjit e demokraci janë parime mbi të cilat nuk bën të shkelet”.

“Do të jepte mesazhin se linjëzimi me BE-në e jo me Rusinë, është ajo që të shtynë përpara. E mbi të gjitha, do të ishte proces i bazuar në punë, reforma e përkushtim ndaj vlerave të BE-së”,shkruajti në profilin e saj në Facebook, presidentja Osmani.

Gjatë ditës kryetarja e Kosovës, është pritur edhe nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.  PE-ja është institucioni i vetëm i BE-së, që e njeh Kosovën shtet të pavarur e Sovran. Osmani e quajti Metsolën “Mike të shtetit”  e Parlamentin Evropian (PE) si vendin ku u hapën dyert e para për Kosovën.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT