Shqiptarë nga e gjithë diaspora kanë nisur të mblidhen para selisë së Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së.
Pamjet që vijnë nga Haga tregojnë se një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur tashmë në vendin ku do të mbahet tubimi qendror.
Seanca e Gjykatës Speciale, në të cilën do të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, do të nisë në orën 10:00 dhe do të transmetohet me 10 minuta vonesë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


