Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeAfati kushtetues për presidentin, Kurti e opozita ende pa takime – Dardan...

Afati kushtetues për presidentin, Kurti e opozita ende pa takime – Dardan Molliqaj sot në “DPT te Fidani”

Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Me Molliqajn në pjesën kryesore te intervistës do të flitet lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, aktgjykim ky i cili i dha kohë Kuvendit edhe 34 ditë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gjithashtu, do të flitet edhe për marrëveshjet e mundshme mes partive, qëndrimet e PSD-së karshi këtyre zhvillimeve si dhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Cila është zgjidhja e duhur për situatën politike të krijuar?

A është e gatshme PSD-ja për zgjedhje të reja?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT