Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizAbdixhiku shpreh ngushëllime familjes Maqedonci për vdekjen e aktivistit të LDK-së: U...

Abdixhiku shpreh ngushëllime familjes Maqedonci për vdekjen e aktivistit të LDK-së: U prehtë në paqe

Ka vdekur në moshë të re, aktivisti i LDK-së Lirim Maqedonci.

Me këtë rast, kryetari Lumir Abdixhiku, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Ai tha se Lirimi do të mbetet përherë në kujtimet e atyre që punuan me të dhe e deshtën.

“Lirimi ishte një djalë me virtyte të larta, i palodhur në përkushtimin e tij për vlerat dhe idealet që na bashkuan. Me punën dhe angazhimin e tij të pashoq, ai dha një kontribut të çmuar për shtëpinë tonë politike, duke lënë pas një dhimbje të madhe”, tha Maqedonci.

“Në këtë moment të vështirë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal ju shpreh ngushëllime familjes Maqedonci, miqve, strukturave tona dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të”, theksoi ai.

“U prehtë në paqe”, theksoi kreu i LDK-së në telegramin e ngushëllimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT