Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: LDK u angazhua për stabilitet, por përballë kishim një mendësi që...

Abdixhiku: LDK u angazhua për stabilitet, por përballë kishim një mendësi që kërkonte gjithçka

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa para nisjes së punimeve ka folur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku tha se LDK është angazhuar për stabilitet institucional dhe politik në vend, duke marrë pjesë në diskutimet rreth çështjes së presidentit.

“Merreni me mend, Kosova sot ka kryetar të Kuvendit që ushtron detyrën e ushtruesit të presidentit të Republikës. Shmangia e kësaj gjendjeje ka qenë motivi im dhe i LDK-së për të marrë pjesë në ciklin e gjatë të diskutimeve rreth presidentit, një cikël që dështoi pak javë më parë”, tha ai.

“LDK dhe unë jemi angazhuar për stabilitetin e vendit. Në një kohë tensionesh politike, ne zgjodhëm të sillemi si forcë shtetformuese, sepse na takon. LDK komunikoi me të gjithë, ofroi alternativa dhe ishte e gatshme për zgjidhje. Problemi ishte se përballë kishim një mendësi që kërkonte gjithçka, jo zgjidhje, kërkonte Qeverinë, Kuvendin dhe Presidentin. Kërkonte sistemin parti-shtet”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT