Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka raportuar para organëve të partisë.
Ai u shpreh se do të jetë edhe më insistues për ndryshimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Përgjegjësia është raportimi para organëve të partisë, unë raportova para organëve të partisë, mora konfirmimin në masë të madhe për punën që po e bëjmë dhe duhet ta bëjmë”.
“Përgjegjësia mund të bëhet edhe para organeve të tjera të partisë dhe natyrisht se do t’i bëjnë gjithandej, ka vlerësim të qartë të strukturave të LDK-së që LDK është rritur, që trajektorja e rritjes duhet të vazhdojë, që ndryshimi duhet të vazhdojë”.
“Tani që kam marrë edhe 85 a 6 për qind të votës së LDK-së do të jem edhe më insistues për ndryshimin e domosdoshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.
Ndërkaq, sa i përketë votave të mërgatës, ai u shpreh se LDK-ja është e dëshpëruar që nuk ka arritur të marrë 40 mijë vota.
“Sa i përketë votave të mërgatës, ajo çfarë mund të themi është se LDK-ja është e dëshpëruar që nuk ka arritur të marrë plot 40 mijë vota siç ka projektuar më parë, për shkak të punës së madhe brenda katër viteve të kaluara”, u shpreh tutje kreu i LDK-së./Klankosova.tv.
The post Abdixhiku i prerë: Do jem edhe më insistues për ndryshimin e Lidhjes Demokratike appeared first on Klan Kosova.


