Kryetari i Lumir Abdixhiku ka reaguar në rrjete sociale pas diskutimeve politike për zgjedhjen e presidentit dhe ofertës së Lëvizja Vetëvendosje për bashkërendim të emrave mes LDK-së dhe PDK-së.
Në një postim drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Abdixhiku ka kërkuar sqarim nëse qeveria synon marrëveshje politike me LDK apo bashkëpunim me PDK për sigurimin e votave.
“Përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni votat e PDK-së. Nëse është kjo e dyta, nuk mund t’ju ndihmojmë,” ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka shtuar se, nëse ka marrëveshje politike me LDK-në, partia e tij do të propozojë kandidatin për president, duke përmendur edhe mundësinë e nominimit të Vjosa Osmani, nëse sigurohen 66 vota për të.
Abdixhiku theksoi se LDK është e gatshme të marrë përgjegjësi politike, por vetëm në kuadër të një marrëveshjeje të qartë dhe të drejtpërdrejtë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


