Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: Albin Kurti s’po mundet pa PDK-në

Abdixhiku: Albin Kurti s’po mundet pa PDK-në

Gjatë krizës institucionale të vitit të kaluar, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte kërkuar krijimin e një qeverie të unitetit, ku do të përfshiheshin të gjitha partitë parlamentare.

Por, në atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje, me në krye Albin Kurtin, Abdixhikut i thoshin se “nuk po mundesh pa PDK-në”.

E sot, i pari i LDK-së tha se kësaj radhe, duket se Albin Kurti nuk po mundet pa PDK-në për çështjen e Presidentit.

“Kurti po i kërkon 90 vota. Pra LDK-ja 90 vota s’mund t’i bëjë. I bie se ai kërkon bashkëpunim edhe me PDK-në. Vitin e kaluar, kur kisha propozuar Qeverinë e Unitetit, ju kujtohet se si më thonin se pa PDK s’po mundesh. Më duket se këtë herë ai s’po mundet pa PDK-në”, tha Abdixhiku në një prononcim për mediat në hollin e Kuvendit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT