Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeShowbizA po rikthehen Shaolinat me album? (VIDEO)

A po rikthehen Shaolinat me album? (VIDEO)

Dyshja, Blunt e Real, të cilët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për energjinë e tyre, e me atë energji të pranishëm pa pushim në rrjetet sociale. Si duket së fundmi kanë vendosur që energjinë e tepruar ta zbrazin edhe në artin e tyre me të cilin edhe u bënë të famshëm.

Ka një kohë të gjatë që dyshja nuk ka sjellë muzikë, por vazhdimisht postojnë video në rrjetet sociale, të cilat ndonjëherë duken të çuditshme, por gjithmonë qesharake e me doza ironie për të tjerët, besa me raste edhe për estradën.

Ata numërojnë qindra mijëra ndjekës dhe kanë arritur të krijojnë një lidhje të fortë me fansat. Ky sukses është pa dyshim rrjedhojë e hiteve të shumta që Blunt e Real kanë sjellë gjatë viteve. Sukses pati edhe kënga e tyre e fundit, “Nona” e publikuar para më shumë se 9 muajve. Shaolin Gang, janë duke sjellë një album.

Sipas burimeve të Prive Klan Kosova, shpejt pritet të publikohet kënga e parë nga ky projekt, dhe sigurisht që ajo do të shoqërohet edhe me një videoklip. Albumi do të ketë shumë surpriza dhe bashkëpunime.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT