Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Vlorë, ku rreth orës 15:00, në lagjen “10 Korriku”, Indrit Halili, 34 vjeç, së bashku me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, për motive ende të paqarta, kanë goditur dhe dhunuar fizikisht shtetasin M. Kapaj, 50 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas bluve të Vlorës, si pasojë e dhunës, M.Kapaj ka marrë disa dëmtime në pjesën e ballit dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë, për marrjen e ndihmës mjekësore, raporton TCH.
Nga shërbimet e Policisë po shoqërohet në ambientet e Komisariatit Halili, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


