Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeA janë acaruar marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi? – flet...

A janë acaruar marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi? – flet ministri Dukaj (VIDEO)

Ministri shqiptar i Administratës Publike në qeverinë malazeze, Marash Dukaj, mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri tha se raporti mes dy vendeve është i mirë, megjithatë shtoi se mund të ngritet në nivele edhe më të larta, transmeton Klankosova.tv.

“Unë mendoj që këto raporte janë të mira, mendoj që mund të ngriten në nivele më të larta. Gjithmonë ekziston hapësirë e tillë. Shpresoj që kjo të ndodhë në të ardhmen, edhe përmes projekteve të ndryshme ekonomike, përveç angazhimeve politike. Por për momentin konsideroj se janë raporte në nivelin e duhur”, tha ai për Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT