Liri Tahiri, një këngëtar i ri dhe simpatik, po ka shumë fat. Disa vite më parë, ai fitoi lotarinë gjermane duke e transformuar statusin e tij në milioner, dhe që atëherë jeta e tij dukshëm ka ndryshuar.
Pas këtij fati, ai vendosi të hyjë në botën e muzikës, duke publikuar një këngë që u bë hit.
Publiku e mikpriti dhe ai shpejt u bë një figurë e njohur në estradë.
Por, Liri po del që ka nafakë edhe në dashuri. Pra, kur ta jep Ai lart, ta jep.
Burime nga Prive Klan Kosova kanë zbuluar se ai është në lidhje me bukuroshen dhe influenceren Almira Azemi, e cila në rrjetin social TikTok, tashmë është yll!
E ndjekur nga miliona profile dhe duke grumbulluar mijëra pëlqime në çdo postim të sajin, kjo asaj i ka sjellë edhe famë ndërkombëtare.
Pavarësisht mundësive që bota ofron, sytë e saj tashmë po shkëlqejnë vetëm për një djalë shqiptar.
Çiftit simpatik i urojmë një lidhje të shëndoshë dhe të lumtur së bashku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


