Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, nuk ka treguar nëse deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Deklarata e tij vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në seancën e sotme do të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit.
I pyetur nëse grupi parlamentar i PDK-së do të jetë pjesë e seancës, Tahiri tha se deputetët janë në takim dhe se vendimi do të bëhet i ditur së shpejti.
“Ju kërkojmë me prit që me pa komunikatën, edhe grupi është në takim. Kështu që shumë shpejt dalim me komunikatë”, tha Tahiri.
Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë sot, ndërsa mbetet të shihet nëse PDK-ja do të marrë pjesë pas zhvillimeve të fundit rreth zgjedhjes së nënkryetarëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


