Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 68 aksidente trafiku, prej të cilave 23 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 45 të tjera vetëm me dëme materiale.
Sipas të dhënave zyrtare, policia e trafikut ka shqiptuar 2485 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Po ashtu, në kuadër të kontrolleve të realizuara në terren, janë arrestuar 18 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë po vuajnë dënimin e shqiptuar.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


