Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeI riu plagos babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari...

I riu plagos babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së martë në Shkodër.

Një sherr mes tre personave për motive të dobëta ka çuar deri në përdorimin e armëve.

Një 24-vjeçar i identifikuar si Ylber Luli ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra me armë zjarri, ndërkohë që babai i tij Qamil Luli ka mbetur i plagosur, shkruan A2.

Autori 25-vjeçar Andri Vulaj, i cili është plagosur me thikë, u arrestua pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT