Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajme50 vjet larg Kosovës – arti i Destan dhe Barbara Gashit, nga...

50 vjet larg Kosovës – arti i Destan dhe Barbara Gashit, nga Zoqishta në Bruksel e Vjenë (VIDEO)

 Ishin vitet e ’70-ta kur Destan Gashi u largua nga Zoqishta e Rahovecit për në Bruksel, për t’u shndërruar në një artist të njohur, i cili përfundoi Akademinë e Arteve në Bruksel.

Edhe pas 50 vitesh larg Kosovës, ai mbetet shumë i lidhur me vendlindjen, gjë që vërehet edhe në veprat e tij.

‘Baba ma grisi diplomën, tha nuk ka me shku në shkollë’, rrëfen Destani, duke kujtuar momentin kur u largua nga Kosova, për t’u kthyer më pas edhe një herë, vetëm që ta përfundonte Shkollën e Artit në Pejë. Pas përfundimit të shkollës, ai u nis drejt Brukselit për ta provuar fatin. ‘Prej 700 studentëve u pranuan vetëm 25, e nga këta 25 vetëm 4 e përfunduam’, tregon Gashi.

Në këtë rrugëtim ai takoi edhe Barbarën, gruan e tij dhe partneren në art. ‘Barbarën e takova në Venedik, i la shoqet. E kom rrejt që jam nga Shqipëria’, kujton Destani momentin kur u njoh me austriaken Barbara.

Sot, Barbara dhe Destan Gashi janë ndër artistët më të respektuar në Vjenë, ku jetojnë dhe krijojnë prej disa dekadash.

Për më shumë, klikoni në këtë link:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT