5 vjeçari nga Lipjani, është liruar dje nga spitali.
Ai është marrë nën kujdes nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e QKUK-së Mirlinda Qyqalla.
“Në bazë të informacioneve të marra nga drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, fëmija është marrë nën kujdes nga QPS në Gjakovë”, deklaroi ajo.
Rasti i fëmijës ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion për shkak të trajtimit jo të duhur nga ana e prindërve të tij.
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile


