Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajme44-vjeçari i dehur në Durrës lëvizte me shpejtësi të lartë në të...

44-vjeçari i dehur në Durrës lëvizte me shpejtësi të lartë në të njëjtin vend ku ditë më parë vdiqën dy fëmijë – arrestohet

Rrugët e Durrësit vijojnë të mbeten skenë e sjelljeve të rrezikshme nga drejtues automjetesh në gjendje të dehur, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve dhe policisë.

Një 44-vjeçar është arrestuar pasi, në tentativë për t’i ikur policisë, ka përplasur automjetin e patrullës, në një ngjarje që ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, në lagjen 17 të qytetit.

Sipas informacionit zyrtar, patrulla policore ishte vënë në ndjekje të tij pasi ai ishte raportuar duke lëvizur me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në rrugë. Gjatë tentativës për arratisje, ai ka lëvizur mbrapsht dhe ka goditur automjetin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm një rrugicë më tutje nga vendi ku më herët ndodhi tragjedia që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër.

Pas ndërhyrjes së policisë, 44-vjeçari Rezart Abazaj është arrestuar në flagrancë, ndërsa prokuroria po vijon veprimet procedurale ndaj tij. Testi i alkoolit ka rezultuar me 1.4 mg/l, dyfish i nivelit të referuar në rastet e ngjashme.

Ai rezulton edhe më herët i arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, konkretisht më 5 mars të këtij viti në rrugën “Vëllazërimi”, kur gjykata i kishte caktuar masën “detyrim paraqitjeje”, duke e lejuar sërish në qarkullim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT