Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajme4.4 milionë euro për Objektin Ç në Skenderaj, prioritet familjet e dëshmorëve

4.4 milionë euro për Objektin Ç në Skenderaj, prioritet familjet e dëshmorëve

Komuna e Skenderajt ka nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro.

Marrëveshja është nënshkruar me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa financimi është siguruar përmes Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës.

Sipas njoftimit, projekti është pjesë e programit për Banimin Social Adekuat dhe do të ketë prioritet familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt.

Ky projekt synon të ofrojë zgjidhje të banimit për familjet e dëshmorëve, si dhe të përmbushë një obligim institucional ndaj tyre.

Komuna ka bërë të ditur se synon që të realizojë edhe Objektin K, me qëllim të kompletimit të kompleksit UÇK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT