Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajme34-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Gjilan, zëri i njohur...

34-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Gjilan, zëri i njohur i “Intelektualëve”

Ardian Matoshi, i njohur me nofkën “Ciga”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare në Gjilan.

Matoshi u gjet pa shenja jete të martën në shtëpinë e tij në rrugën “Haki Myderizi”, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekoligjore.

“Ciga” ishte një nga zërat e njohur të tifogrupit “Intelektualët” dhe një mbështetës i madh i Dritës.

Një familjar ka bërë të ditur se për orën dhe vendin e varrimit, si dhe për kohën dhe vendin e të pameve, familja do të njoftojë me kohë.

“U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka thënë familjari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT