Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu për çështjen e zgjedhjes së presidentit: Nevojiten diskutime serioze

Haxhiu për çështjen e zgjedhjes së presidentit: Nevojiten diskutime serioze

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka deklaruar se për çështjen e zgjedhjes së presidentit duhet të ketë diskutime serioze.

Ajo tha në një adresim para mediave theksoi se nuk e ka mbyllur seancën e 5 marsit për zgjedhjen e të parit të shtetit, por vetëm e ka ndërprerë atë.

“Pra unë nuk e kam mbyllur seancën, unë e kam ndërprerë atë, sepse natyrisht që ka dallim edhe nëse bazohemi në aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj seanca do të vazhdojë në momentin që do të krijohen kushtet”.

“ Deri atëherë nevojiten diskutime serioze, pra jo në aspekte të tilla procedurale, por diskutime serioze nëse duam apo nuk duam përnjëmend ta zgjedhim presidentin. Për faktin se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë. Prandaj në këtë drejtim i ftoj të gjitha subjektet politike që të bëjnë përpjekje maksimale. Kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Kurti ka kërkuar takime me subjektet, ju e dini sepse kjo është bërë publike. Natyrisht që kërkesat për takime do të vazhdojnë, por në anën tjetër nevojitet edhe vullneti i palës tjetër”, deklaroi Haxhiu.

“Grupi parlamentar i Vetëvendosjes më së shumti i ka 66 vota, por kjo është e pamjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e vendit sepse nevojiten 80 vota në kuti të paktën në dy raundet e para. Në këtë pikë mendoj që është shumë i rëndësishëm kontributi i të gjitha palëve, por kontributi të jetë serioz sepse mendoj që pajtohemi që vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja sepse zgjedhjet sapo i kemi përfunduar, qytetarët kanë folur, kanë dhënë mesazhin e tyre, prandaj kemi shumë punë për të bërë”, shtoi ajo, raporton EO, transmeton Klankosova.tv

Haxhiu ka treguar edhe për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e cila është thirrur për të hënën e që sipas saj, në do të trajtohen shumë projektligje.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT