Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajme“2 muaj pa u larguar”, banorët e Hajvalisë ankohen për gjendjen me...

“2 muaj pa u larguar”, banorët e Hajvalisë ankohen për gjendjen me mbeturina

Banorët e Hajvalisë kanë shprehur një ankesë, se në rrugën “Sami Pojani”, sipas tyre, mbeturinat kanë mbetur pa u marrë për më shumë se dy muaj.

Për redaksinë e Klankosova.tv, një qytetar tha se “qeset janë mbushur, koshat po derdhen, ndërsa era dhe papastërtia po bëhen rrezik për shëndetin e banorëve dhe fëmijëve që jetojnë këtu”.

“Banorët e kësaj rruge paguajnë taksa, por në këmbim marrin vetëm neglizhencë dhe heshtje. Institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë urgjentisht, sepse kjo gjendje është e papranueshme dhe mungesë totale respekti ndaj qytetarëve të Hajvalisë”, ka bërë thirrje i njëjti.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT