Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbiz17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet edhe në Japoni

17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet edhe në Japoni

17 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës u festua edhe në Japoni.

Në shënimin e kësaj feste tejet të rëndësishme, mori pjesë edhe ambasadori Sabri Kiçmari.

Kiçmari ishte prezent në aktivitetin e organizuar nga Shoqata Kosovaro-Japoneze.

“Japonezët që kanë marrë pjesë në misione të ndryshme në kuadër të OKB, JICA, institucioneve tjera shoqërore dhe qytetarë japonezë që e kanë vizituar Kosovën dhe ndajnë ndjenja miqësie e simpatie për vendin tonë, u takuan për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë të re: shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosoëvs 17 vite më parë”, u shpreh diplomati kosovar.

Ai ka folur për historikun e krijimit të Republikës së Kosovës.

Ambasadori i ka falënderuar Qeverinë e Japonisë dhe zyrtarët e të gjitha niveleve si dhe qytetarët japonezë për kontributin e tyre për lirinë, pavarësinë dhe sidomos shtetndërtimin e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT