Mediumi më i madh në vend, Klan Kosova, nesër po i mbush plot 16 vjet.
E njëri ndër besnikët e Klanit, është gazetari Gazmend Syla.
“Për besë shumë kërkuese, shumë sfiduese, me shumë punë, me shumë angazhim, me shumë përkushtim, për pjesën më të madhe të njerëzve në Klan. Ai që është pjesë e Klanit, i duhet të mbajë nivelin e profesionalizimit në nivelin më të lartë”, tha Syla për 16 vjetët e tij në Klan Kosova.
Syla thotë se ky medium ka ndërruar historinë e spektrit medial të vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Besoj se pajtohen të gjithë kosovarët, i madh edhe i vogël, edhe ata që na donë e ata që s’na donë, sepse është më se evidenti se Klani në të gjitha departamentet i ka prezantuar para secilit shqiptar, diku 100 mijë histori interesante e të domosdoshme, jetike, emergjente, që ua ka rregulluar jetën njerëzve”.
Syla shtoi se Klan Kosova ka qenë adresa ku qytetarët kanë shfaqur ankesa e tyre, madje shton se ky medium është më i madh sesa Qeveria, sa i përket drejtimit të ankesave.
“Klani ka qenë adresa ku njerëzit i kanë shfaqur ankesat e tyre. Klani ka qenë më i madh se komuna, Klani ka qenë dhe është më i madh, besoj unë, sesa Qeveria për aneksa”.
“Klani e ka tabluar vetën si kryemedium i shqiptarëve”, tha ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


