Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeShowbiz16-vjeçari në Korçë kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën

16-vjeçari në Korçë kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën

Një djalë 16-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia nën akuzën e përdhunimit.

Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 15 vjeçare, po nga qyteti i Korçës.


Sipas policisë, të dy minorenët kanë qenë në një lidhje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Korçës. /Tch/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT