Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeShowbiz11-vjet nga themelimi i Nismës, Limaj: Luajmë një rol të rëndësishëm në...

11-vjet nga themelimi i Nismës, Limaj: Luajmë një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot është 11-vjetori i themelimit të subjektit politik që ai drejton.

Në një postim në Facebook, Limaj ka thënë se për 11 vjet, Nisma Socialdemokrate ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës dhe është angazhuar për një shoqëri më të drejtë, barabartë dhe më të zhvilluar.

“Bashkë kemi qenë pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe aspak të lehtë, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, por në asnjë moment, për asnjë çast, nuk kemi harruar qëllimin tonë: Kosova e para!”

“NISMA do të vazhdojë të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar për të kontribuar në një të ardhme më të mirë e të sigurt për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Limaj.

Tutje, ai i ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe pjesëtarët e Nismës për kontributin e tyre. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT