Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajme“10 kandidatë në listën e përbashkët LDK–Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit”...

“10 kandidatë në listën e përbashkët LDK–Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit” (VIDEO)

Profesori Bardhyl Hasanpapaj ka bërë të ditur se lista e përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit do të përfshijë 10 kandidatë.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai theksoi se ekipi është modest, por i përkushtuar, duke vënë theksin te cilësia dhe bashkimi politik.

“Ideja ka qenë një ekip modest, i përbashkuar dhe sidomos jashtëzakonisht i përkushtuar në këtë rrugëtim. Nuk ka rëndësi numri, në fakt numri do të jetë modest, jo shumë i madh, sepse kemi dashur ta respektojmë këtë momentum të bashkimit me LDK-në dhe jemi përkushtuar te cilësia dhe përkushtimi për të kontribuar në këtë moment… do të jenë më shumë se dhjetë”, deklaroi Hasanpapaj”, u shpreh Hasanpapaj.

Ndryshe,profesori Bardhyl Hasanpapaj i është bashkuar dje rrugëtimit politik të ish-presidentes Vjosa Osmani në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT