Saturday, June 20, 2026
spot_img
HomeLajmeZyrtari i lartë i OKB-së të hënën në Kosovë, fokusi stabiliteti në...

Zyrtari i lartë i OKB-së të hënën në Kosovë, fokusi stabiliteti në rajon

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën më 22 dhe 23 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar faqja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, raporton klankosova.tv.

Gjatë vizitës së tij, Lacroix do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, partnerë të shoqërisë civile dhe kolegë të tij nga UNMIK-u.

Ai gjithashtu do të vizitojë vendet e projekteve të mbështetura nga OKB-ja.

“Diskutimet do të përqendrohen në ruajtjen e paqes së Kombeve të Bashkuara, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e vizitës së tij rajonale”, thuhet në njoftimin e faqes së UNMIK në Facebook.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT