Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeZyrtare: Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Chelseat

Zyrtare: Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Chelseat

Tashmë është zyrtare, Xabi Alonso është emëruar trajner i ri i Chelseat, në një lëvizje që pritet të shënojë një epokë të re në “Stamford Bridge”.

Klubi londinez e ka konfirmuar emërimin e tij të dielën. Alonso do të nisë punën me skuadrën më 1 korrik, ndërsa ka firmosur kontratë katërvjeçare me klubin nga “Stamford Bridge”.

Chelsea e ka prezantuar Alonson si një nga “figurave më të respektuara në lojën moderne”.

Ai vjen pas një periudhe të suksesshme me Bayer Leverkusenin, të cilin e udhëhoqi drejt titullit të parë në historinë e Bundesligës gjermane. Më herët, Alonso kishte një periudhë jo të suksesshme si trajner i Real Madridit.

“Chelsea është prej klubeve më të mëdha në botën e futbollit. Jam shumë krenar të jem trajner i këtij klubi të shkëlqyer. Nga bisedat me pronarët dhe drejtuesit sportivë, është e qartë se kemi të njëjtat ambicie. Duam të ndërtojmë ekip që është i denjë të garojë vazhdimisht në nivelin më të lartë dhe të luftojë për trofe. Ka shumë talent në skuadër dhe shumë potencial në këtë klub të futbollit. Do të jetë nder ta drejtoj atë. Tani fokusi është në punë të madhe, në ndërtimin e kulturës së duhur dhe fitimin e trofeve”, ka deklaruar Alonso.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT