Zvicra ka vendosur të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) deri në fund të vitit 2029, duke rritur njëkohësisht edhe kapacitetin e kontingjentit rezervë.
Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar, i miratuar me 129 vota pro dhe 61 kundër, numri maksimal i ushtarëve zviceranë në kuadër të KFOR-it (Swisscoy) do të rritet në 300.
Po ashtu, është miratuar mundësia që kontingjenti të rritet përkohësisht me numër shtesë ushtarësh në rast nevoje, për të përballuar situata të sigurisë apo kërkesa operacionale në terren.
Autoritetet zvicerane kanë theksuar se vendimi është marrë duke marrë parasysh ndryshimet në kontekstin e sigurisë në Evropë dhe rëndësinë e reagimit të shpejtë të aleatëve në Ballkanin Perëndimor.
Vazhdimi i angazhimit në KFOR është arsyetuar edhe me situatën e sigurisë në rajon, e cila, ndonëse e qëndrueshme, vlerësohet ende e ndjeshme, veçanërisht në veri të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


