Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri.
Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit, raporton klankosova.tv.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti nga ky zjarr tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.
Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë të jenë në terren, kurse bazuar në pamje zjarri tashmë është fikur.


