Ditët e fundit, zjarre të shumta kanë përfshirë disa zona në vend.
Muhamet Reqani, komandant i Batalionit të Zjarrfikësve në Prishtinë, ka theksuar se një pjesë e madhe e këtyre zjarreve janë shkaktuar nga qytetarët që ndezin arat për pastrim, pa marrë parasysh pasojat, njofton Klankosova.tv.
“Me ngritjen e temperaturave, njerëz të pandërgjegjshëm dalin dhe i ndezin arat, duke shkaktuar zjarre masive. Për ne si zjarrfikës, situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të numrit të vogël të personelit dhe mungesës së pajisjeve”, tha Reqani, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ai shtoi se shpesh rreziku i zjarreve neglizhohet, duke çuar në situata të pakontrollueshme.
Megjithatë, një lajm pozitiv është shtimi i 30 zjarrfikësve të rinj në njësi, çka do të ndihmojë në menaxhimin e situatave emergjente.
Ndiqni detaje, në videon e mëposhtme:
The post Zjarret masive përfshijnë vendin, komandanti i zjarrfikësve: Njerëz të pandërgjegjshëm po i ndezin arat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


