Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr në hyrje të Butovcit, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarr në hyrje të Butovcit, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer sot në një zonë fushore në Kolovicë, në hyrje të Butovcit.

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë ka konfirmuar për Gazeta Sinjali se ekipet kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

“Kolovicë, në hyrje të Butovcit, zjarr fushor. Gjithçka është në kontroll, e kanë lokalizu që mos me mujt me u përhapë ma shumë”, ka deklaruar ai.

Aktualisht, situata është nën kontroll.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT