Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeLajmePDK “barrikadon” Kuvendin? Flet Vlora Çitaku: Nesër shkojmë në sallë (VIDEO)

PDK “barrikadon” Kuvendin? Flet Vlora Çitaku: Nesër shkojmë në sallë (VIDEO)

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të shkojnë nesër në Kuvendin e Kosovës.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Çitaku konfirmoi përmes një lidhje direkte se PDK do të jetë nesër në Kuvend.

“Ne do të shkojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme, dje dhe gjatë ditëve që kemi kaluar, kemi pasur takime intensive me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Çitaku.

Ajo theksoi se Kuvendi nuk duhet të shihet thjesht si një ndërtesë, por si një institucion i ndërtuar me sakrificë.

“Është shumë me rëndësi të thuhet e të kuptohet për PDK-në, e po besoj për të gjithë ne që kemi një fije ndërgjegje, jo vetëm politike, por edhe kombëtare e qytetare, që Kuvendi nuk është thjesht një ndërtesë, një objekt. Është institucion i ndërtuar me sakrificë, me gjak, me mund dhe t’i lejohet një njeriu, se z.Dehari është instrumet ”, deklaroi Çitaku.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT