Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 30 gusht 2026, do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me peshë totale mbi 20 tonë.
Kufizimi në autostradë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30, për shkak se temperaturat parashikohet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.
Nga masa përjashtohen automjetet e Policisë dhe institucioneve të sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe drejtuesve të mjeteve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


