Friday, August 14, 2026
spot_img
HomeLajmeZhvillimet në Kuvend: PDK e Aleanca kërkojnë thirrjen e seancës (VIDEO)

Zhvillimet në Kuvend: PDK e Aleanca kërkojnë thirrjen e seancës (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve, duke e cilësuar situatën aktuale si krizë institucionale.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se pas qëndrimit të LDK-së, LVV-ja i ka numrat për ta konstituuar Kuvendin, formuar Qeverinë dhe zgjedhur presidentin.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, deklaroi se vakumi institucional po rrezikon sigurinë kombëtare dhe paralajmëroi se LVV-ja mund të mos e fitojë më besimin e qytetarëve.

PDK-ja dhe Aleanca thanë se do të vazhdojnë veprimet politike për tejkalimin e ngërçit, pa bërë të ditur hapat e ardhshëm.Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT