Friday, August 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKlinika e Gjinekologjisë: Lehonat të befasuara për të mirë me kushtet (VIDEO)

Klinika e Gjinekologjisë: Lehonat të befasuara për të mirë me kushtet (VIDEO)

Lehonat që kanë shkuar për të lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK thonë se janë befasuar pozitivisht me kushtet dhe trajtimin që kanë marrë, ndonëse para ardhjes kishin dëgjuar vlerësime jo të mira.

Ato kanë vlerësuar edhe përmirësimet në infrastrukturë, pasi shumica e pacienteve sistemohen nga dy në një dhomë dhe kanë banjo brenda saj, ndërsa kanë lavdëruar edhe stafin mjekësor.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, tha se dera e institucionit është e hapur për çdo pacient që ka ankesë, ndërsa kërkoi që pakënaqësitë të paraqiten edhe zyrtarisht. Ai tha se shpesh pacientët i shprehin ankesat vetëm gojarisht dhe më pas nuk i dorëzojnë ato me shkrim, duke e bërë më të vështirë ndërmarrjen e masave.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT