Klubi belg Sint-Truiden ka konfirmuar zyrtarisht transferimin përfundimtar të sulmuesit anësor shqiptar, Arbnor Muja, nga Samsunspor.
Muja ishte pjesë e Sint-Truiden gjatë sezonit të kaluar në formë huazimi, ndërsa paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit e klubit belg që ta blejnë kartonin e tij.
Sulmuesi shqiptar zhvilloi 28 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola dhe duke dhuruar dy asistime.
Transferimi është konfirmuar nga vetë klubi belg përmes një njoftimi zyrtar.
“STVV blen përgjithmonë Arbnor Mujën nga Samsunspor”, thuhet në njoftim.
Klubi ka bërë të ditur gjithashtu se Muja do ta mbajë fanellën me numrin 7.
Në karrierën e tij, Muja ka luajtur edhe për Trepçën, Trepçën ’89, Skënderbeun, Dritën dhe Royal Antwerp, para kalimit te Samsunspor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


