Neymar nuk do të transferohet te FC Cincinnati, të paktën për momentin, pasi ka vendosur të tërhiqet nga bisedimet me klubin e MLS-së.
Sipas raportimit të “The Athletic”, ylli brazilian është zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i negociatave për një transferim të mundshëm dhe ka vendosur t’i japë fund diskutimeve.
Edhe pse FC Cincinnati nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare, Neymar raportohet se ishte i hapur për një kalim në skuadrën amerikane, në rast se palët do të arrinin marrëveshje financiare.
Megjithatë, mungesa e progresit në negociata ka bërë që ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain të humbasë durimin dhe të tërhiqet nga bisedimet.
Tashmë mbetet të shihet nëse klube të tjera do të shfaqin interes konkret për Neymarin, ndërsa e ardhmja e tij mbetet një nga temat më të përfolura të merkatos.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


