Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeZhduket një grua në Deçan, policia nis kërkimin

Zhduket një grua në Deçan, policia nis kërkimin

Një grua është raportuar e zhdukur sot në Deçan.

Me të marrë informacionin, policia ka nisur kërkimin për gjetjen e saj.

Lajmin për  Klankosova.tv  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, më 12.05.2026, rreth orës 12:00, në Stacionin Policor në Deçan ka ardhur një qytetar i cili ka raportuar se familjarja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ankuesi ka dalë buzë lumit për ta kërkuar, por nuk e ka gjetur. Policia menjëherë ka marrë masat e nevojshme për gjetjen e personit të zhdukur. Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti cilësohet ‘person i zhdukur’, ndërsa njësitet relevante janë duke punuar intensivisht për gjetjen e saj”, tha Rugova.

Policia ka apeluar tek qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e gruas, ta raportojnë menjëherë në stacionet policore.

Kërkimet vazhdojnë intensivisht në zonën e Deçanit dhe rrethinë për të siguruar gjetjen e personit të zhdukur.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT