Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Këshilli Prokurorial mblidhet të hënën, në rend dite raportimet vjetore...

LEX | Këshilli Prokurorial mblidhet të hënën, në rend dite raportimet vjetore dhe performanca e prokurorëve

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë të hënën, më 7 shtator, takimin e 302-të, i cili do të nisë në orën 10:00.

Sipas agjendës së publikuar, në këtë takim pritet të shqyrtohen disa çështje që lidhen me funksionimin e sistemit prokurorial, raportimin vjetor të kryeprokurorëve dhe vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Fillimisht, anëtarët e KPK-së do të shqyrtojnë dhe miratojnë rendin e ditës, ndërsa më pas do të trajtohet procesverbali i takimit të 300-të të KPK-së.

Në rend dite janë edhe mekanizmat e raportimit vjetor për vitin 2025 të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Një tjetër pikë e rëndësishme është zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve.

KPK-ja do të shqyrtojë gjithashtu shfuqizimin e vendimit KPK/Nr.538/2025, të datës 17 korrik 2025.

Në takim pritet të diskutohet edhe bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dhe KPK-së me organizatat e shoqërisë civile, si dhe ndalimi i veprimeve që bien ndesh me ligjin dhe që prekin të drejtat e palëve në procedurë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT