Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeZgjedhjet presidenciale në Kroaci, rezultatet e exit poll-eve nxjerrin Milanović-in fitues në...

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, rezultatet e exit poll-eve nxjerrin Milanović-in fitues në raundin e parë

Sipas exit poll-eve të para në mbylljen e procesit të votimit në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Zoran Milanović, presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Social Demokrate (SDP), ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia HINA, Milanović fitoi një mandat tjetër presidencial me 51,48 për qind të votave të grumbulluara, ndërsa kandidati i Unionit Demokratik Kroat (HDZ), Dragan Primorac, u rendit i dyti duke siguruar 19,29 për qind të votave.

Sipas anketës së kryer mes votuesve pas daljes nga qendrat e votimit, kandidatja e pavarur Marija Selak Raspudić është renditur e treta me 8,84 për qind të votave, e ndjekur nga Ivana Kekin e aleancës Mundemi me 8,33 për qind të votave.

Kandidati i pavarur Tomislav Jonjić mori 3,99 për qind të votave, Miro Bulj, kandidati i Most 3,48, Branka Lozo (Tubimi Kombëtar) 2,56 dhe i pavaruri Niko Tokic Kartelo 0,80 për qind.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT