Kontrabandimi me emigrantë ishte tema që u trajtua në bllokun e dytë të Kosova Today.
A ka bashkëpunim ndëretnik në këtë drejtim?
A i bashkon shqiptarët dhe serbët krimi i organizuar?
Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera iu dhanë përgjigje nga eksperti i sigurisë Bedri Elezi.
Elezi tha se kur është në pyetje krimi i organizuar, s’ka etni.
“Dihen rrugët e trafikimit ato të cilat janë. Më të shquarat janë ato nga Lindja e Mesme, kalojnë nga veriun e Maqedonisë, Kosovë, Serbi dhe vazhdojnë në evropë. Një pjesë e tyre, e përdorin edhe një trekëndësh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, është një vend i përshtatshëm për rrugë ilegale për të kaluar brenda territorit të Serbisë”, tha Elezi në Klan Kosova.
Ai tha se ka raste kur përdoret edhe Hani i Elezit dhe Serbia.


